Largohet pas 25-vitesh

Iker Casillas dhe Reali i Madridit arritën marrëveshjen për fundin e aventurës së portierit me klubin “galaktikët”. Palët biseduan dhe u zyrtarizua “divorci”, pas 25 vitesh bashkëjetesë.

Të premten në “Santiago Bernabeu” do të jetë ceremonia e lamtumirës. Iker Casillas ka për të marrë edhe 20 milionë euro te Reali i Madridit për tre vitet e ardhshme dhe duket se do të zbresë një pjesë të kësaj shifre. Portieri e ka pagën 6.5 milionë euro në sezon, por do të zbresë paràtë që do të marrë te Porto.

Megjithatë, Realit i mbeten rreth 15 milionë euro për të paguar, të cilat po i negocion me menaxherin e futbollistit.