Largohet Benitez

Eliminimi në gjysmëfinale të Europa League, e ka detyruar trajnerin Rafael Benitez që të vendos për largim nga Napoli, në fund të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, strategu spanjoll nuk do të jetë në San Paolo në edicionin e ri.

Epoka e tij në Napoli do të përfundojë.

Kurse, në vend të tij drejtuesit e klubit do të sjellin aktualisht trajnerin e Sampdorias, Sinisa Mihajlovic.