Largim i papritur nga skuadra e njohur e Superligës

Bashkimi ka mbetur pa njërin prej lojtarëve më të mirë.

KB Bashkimi ka njoftuar se reprezentuesi i Shqipërisë, Endrit Hysenagolli është larguar nga skaudra.

Hysenagolli ka luajtur për Bashkimin dhe Pejën në Kosovë, Partizanin, Tiranën, Teutën në Shqipëri.

KB Bashkimi ka njoftuar përmes rrjetit të tyre social, Facebook, që klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me Hysenagollin.

Arsyeja sipas KB Bashkimit, thuhet të jetë vet kërkesa e lojtarit për tu rikthyer në Shqipëri. Hysenagolli ishte njëri nga protagonistët kryesorë tek Bashkimi, ai u shpall MVP i javës së 17-të të Superligës në basketboll këtë sezon.

Klubi i Bashkimit e ka falënderuar dhe i ka uruar suksese Hysenagollit në të ardhmen.