Larg “Fadil Vokrrit” dhe pa tifozë, ja ku e zhvillon Prishtina ndeshjen ndaj Malishevës

Të mërkurën FC Prishtina zhvillon duelin ndaj FC Malishevës, të vlefshëm për xhiron e shtatë të Albi Mall Superligës. 

Përmes njoftimit zyrtar, kryeqytetasit konfirmojnë se kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me fillim nga ora 15:00, shkruan Gazeta Olle.

Kujtojmë se bardhekaltrit janë të dënuar nga FFK-ja që dy ndeshje si vendas t’i zhvillojnë jashtë qytetit të tyre dhe pa praninë e tifozëve.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina: 

𝑵𝒋𝒐𝒇𝒕𝒊𝒎!

📃FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj FC Malishevës.

Ky duel që i takon xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar do të zhvillohet të mërkurën (14 Shtator) në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 15:00.

Përballja në fjalë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

/Gazeta Olle/ 

KV Drita fituese e turneut ndërkombëtar

Arsenali njofton se ndeshja me PSV Eindhoven është shtyrë