Laporta për Messin: Lidhja u përkeqësua në fund

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë disa detaje për sulmuesin Lionel Messi.

Argjentinasi kaloi te PSG si agjent i lirë duke nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Laporta shpjegoi se lidhja me Messin u përkeqësua në fund. “Mendoj se ka qenë lidhje e shkëlqyer që zgjati shumë vite dhe në fund u përkeqësua”.

“Prezantimi ishte i çuditshëm. Si të gjithë tifozët e Barcelonës, do preferoja ta shihja te Barcelona, por kemi bërë vendimin e duhur sepse Barcelona është mbi të gjitha”.

“I urojë të gjithë më të mirat, dua ta sheh të lumtur, e meriton. Tani, ndoshta do jemi rivalë dhe duhet të merremi me të”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Laporta ka bërë të ditur se Barcelona ka borxhe rreth 1.3 miliardë euro.

Skuadra shqiptare, përballë kampionëve të Zvicrës

Gjilani është gati për Superligë, kryejnë vaksinimin kundër COVID-19