Laporta: Juventus dëshrion ta shesë Pogban

Kandidati për president të Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se Juventusi dëshiron që ta shesë yllin e skuadrës, Paul Pogban gjatë kësaj vere.

Joan Laporta ka zbuluar se Juventusi dëshiron që ta shesë Pogban gjatë kësaj vere.

“Unë jam i brengosur nëse zyrtarët e Barcelonës do të vazhdojnë në këtë mënyrë. Ata e shitën Deulofeun te Evertoni për 6 milionë euro, dhe  dëshirojnë të transferojnë lojtarë që kushtojnë shumë më shumë”.

“Gjithçka që unë mund të them është se kam marëdhënie shumë të mira me agjentin e Pogbas, Raiolan. Unë nuk mendoj se Juventusi mund të bëj diçka derisa te Barcelona do të ketë ndonjë president të ri”.

“Juventusi ka dhënë shenja që dëshiron ta shesë Pogban”, përfundoi Laporta fjalët e tij për repoterët.