Prishtinasit kanë tri humbje në tri ndeshjet e fundit, megjithatë optimizmi nuk mungon te futbollistët e skuadrës, shkruan Gazeta Olle.
Para këtij dueli ka folur qendër-mbrojtësi, Landrit Rama, i cili beson se përkundër vështirësive, skuadra do të rikthehet përsëri.
“Situatë e komplikuar për ne, por futbolli i ka këto, edhe në momentet më të vështira duhet kërkuar më e mira e mundshme, e veçanërisht në këto momente të palakmueshme që po kalojmë, sepse vërtetë është e dhimbshme kur e kujton se sa mirë e nisëm kampionatin, kurse tani nuk jemi as afër formës tonë më të mirë.
Sido që të jetë, qëndrojmë të bashkuar dhe me kokën lartë, sepse shpresojmë dhe besojmë se herët apo vonë, me punën që po e bëjmë, do t’i rikthehemi rezultateve që duam.
Për ndeshjen e nesërme jemi përgatitur dhe presim që të jetë ndeshje interesante në të cilën vihemi përballë dy skuadra që nuk është se kemi pasur formë të mirë kohëve të fundit, andaj nesër shpresojmë se do të jetë pikënisja e një ecurie pozitive për ne“, tha ai.
2 Korriku pozicionohet në vendin e pestë të Grupit B, me 15 pikë të tubuara.
/Gazeta Olle/