“Lamtumirë Kosovë”, vazhdon migrimi i familjeve kosovare drejt Evropës: Trepçës i largohen edhe dy njomakë!

Edhe pse në kohë pandemie, shumë familje kosovare po largohen nga Kosova, shkruan Zeri.info.

Një gjë e tillë po i dëmton edhe klubet sportive në Kosovë të cila po mbesin pa lojtarë të rinj.

Shkolla e Futbollit Trepça së fundmi ka mbetur pa dy lojtarë të talentuar të cilët janë pajisur me viza dhe i jashtë bashkuar babait të tyre në Gjermani.

Ndarja me shokët dhe trajnerët ishte emocionuese.

Leutrim e Leon Kuqani i thanë Trepçës lamtumirë.

“Sot Leutrimi dhe Leoni u përshëndetën me shokët dhe trajnerët e tyre. Morën rrugën e migrimit për në Gjermani.

E vështirë për fëmijët tanë që në vend se të ardhmen ta kenë këtu, po duhet të marrin rrugën për një të ardhme më të mirë.

Ne i falënderojmë për punën, korrektësinë, disiplinën gjatë këtyre viteve dhe dëshirojmë fat dhe shumë suksese”, shkruhet në njoftimin e Shkollës së Futbollit të KF Trepça.

Sot Leutrimi dhe Leoni u përshendetën me shokët dhe trejnerët e tyre dhe morën rrugën e migrimit për në Gjermani.E…

Gepostet von Shkolla e Futbollit KF Trepça am Freitag, 24. Juli 2020