Lamtumirë Evropë

Sulmuesi i PSG’së, Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Franca në fund të këtij edicioni dhe vitin e ardhshëm të transferohet në njërën nga skuadrat e ligës amerikane, MLS.

Mediat në Suedia shkruajnë se Ibrahimovic ka kërkuar vizë të punës në Amerikë, duke shtuar edhe më shumë thashethemet se ai do të transferohet në MLS.

PSG menjëherë është duke kërkuar zëvendësuesin e tij me Benzema dhe Griezman si objektivet kryesore, shkruan gazetaekspress.