Lampard i tregon klubit listën me pesë lojtarët që duhen largohen nga Chelsea

Chelsea është vënë në lëvizje për të përforcuar radhët e veta.

Por më parë duhet të heqë disa lojtarë që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit dhe Frenk Lampard ka bërë gati një listë me pesë emra të cilët sipas tij nuk kanë më vend në radhët e bluve.

Emri i pare është edhe ai që bëri më shumë bujë në vitet e fundit te ky klub, pasi bëhet fjalë për portierin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Chelsea bleu Kepa Arrizabalaga disa vite më pare për 80 milionë euro, duke e bërë portierin më të shtrenjtë, por duket se është penduar shpejt për zgjedhjen që ka bërë pasi ai nuk i është afruar asnjëherë pritshmërisë që kishte ndaj tij.

Kepa është nxjerrë në shitje dhe në mediat angleze theksojnë se në klub shpresojnë të marrin të paktën gjysmën e asaj që kanë shpenzuar për të.

Emrat e tjerë janë Marcos Alonso, dështimi Dany Drinkwater i cili kaloi nga titullar i Anglisë në lojtar që nuk preferohet as në kategoritë e ulëta, Emerson Palmieri dhe Fiakyo Tomori.

Të gjithë duhet të gjejnë një sistemim të ri në janar, në mënyrë që t’u hapin rrugë afrimeve të tjera në radhët e londinezëve. /Gazeta Olle/