Lamine Yamal është zyrtarisht 16-vjeçari më i vlefshëm në historinë e futbollit

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Lamine Yamal është zyrtarisht 16-vjeçari më i vlefshëm në historinë e futbollit, sipas të dhënave të fundit, të përditësuara më 13 tetor. 

Yamal nuk është i panjohur për të thyer rekorde pasi ai u bë lojtari më i ri që thirret në ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15 vjeç e 283 ditë.

Kjo u eklipsua disa ditë më vonë, kur ai u bë debutuesi më i ri i klubit ndonjëherë gjatë fitores 4-0 të Blaugranës ndaj Real Betis në muajin prill.

Ndërsa adoleshenti u bë gjithashtu golashënuesi më i ri i Spanjës, duke shënuar golin e tij të parë ndërkombëtar për ekipin e parë kundër Gjeorgjisë muajin e kaluar.

Për t’i shtuar koleksionit të tij të rekordeve, Yamal mund të thotë gjithashtu se është 16-vjeçari më i vlefshëm në histori.

Kjo është sipas faqes së specializuar Transfermarkt, e cila pretendon se sulmuesi anësor tashmë ka një vlerë të pabesueshme 50 milionë euro.

Nuk është për t’u habitur që aksionet e Yamal janë në rritje kur merren parasysh performancat e tij të fundit, duke bërë krahasime me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.

Barcelona thuhet se ka plane t’i ofrojë spanjollit një marrëveshje pesëvjeçare kur ai të mbushë 18 vjeç në vitin 2025, me menaxherin Xavi që thuhet se është ‘i dashuruar’ me lojtarin.

Rapid: Të hënën Rrahmani operohet nga ortopedi më i mirë në vend

Pesë ndeshje të futbollit dhe një e basketbollit të dyshimta gjatë periudhës 2018-2022 në Kosovë