Lakers të pandalshëm, marrin një tjetër fitore në NBA

Los Angeles Lakers ka marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme në NBA.

Lakers kanë triumfuar në udhëtim te Houston Rockets me 33 pikë diferencë 109:134.

Kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë sfidat e fundit ku Lakers janë futur në një seri të rezultateve të mira.

Në momentin që janë në fushë tre yjet LeBron James, Anthony Davis e D’Angelo Russell, Lakers nuk pësojnë kurrë humbje.

Qendra dominante Anthony Davis ka qenë fantastik në këtë sfidë me 40 pikë, nëntë kërcime, dy bllokada e një asistim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NBA (@nba)

Me lojë të mirë u dallua edhe japonezi Hachimura me 20 pikë e 12 kërcime, derisa LeBron James arriti ‘Triple-double’ me 18 pikë, 10 kërcime e 11 asistime.

Te vendasit më efikasi ishte Green me 24 pikë, por që nuk ishin tëmjaftueshme për të triumfuar ndaj Lakers.

Me fitoren ndaj Houston, Lakers tani kanë bilanc prej 40 fitoreve e 38 disfatave, derisa synimi është pozita e gjashtë në tabelë para Play Offit kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund.

 

Batatina: Unë jap dorëheqje nga Llapi vetëm nëse më kërkon Kombëtarja e Kosovës

“Diamanti kosovar”, Ligue 1 me super postim për Edon Zhegrovën pas paraqitjes spektakolare nga ylli prishtinas