Lakers rikthejnë epërsinë ndaj Grizzlies

Los Angeles Lakers ka rikthyer epërsinë ndaj Memphis Grizzlies, ku kanë triumfuar në ndeshjen e tretë në Crypto Arena.

Lakers kanë qenë të jashtëzakonshëm qysh në çerekun e parë të cilin e mbyllën me 26 pikë epërsi 35:9 dhe e administruan mirë rezultatin ku në fund triumfuan me 10 pikë epërsi 111:101.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga vendasit, ku më i dalluari në fitore ishte Anthony Davis me 31 pikë, 17 kërcime, dy asistime e tre bllokada.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NBA (@nba)

LeBron James gjithashtu pati paraqitje fantastike me 25 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.

Me pikë dyshifrore e mbyllën duelin edhe D’Angello Russell me 17 pikë, Rui Hachimura me 16 dhe Reaves që shtoi 13 të tjera.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NBA (@nba)

Te mysafirët paraqitje të jashtëzakonshme pati Ja Morant me 41 pikë, nëntë kërcime e 13 asistime, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Lakers pas tre ndeshjeve udhëheq në seri 2-1, derisa edhe dueli i katërt zhvillohet në Los Angeles.

Vrioni shënon dy gola dhe i siguron fitoren skuadrës së tij në MLS (Video)

Veteranët e Kosovës me tri fitore e një humbje në turneun në Maqedoni të Veriut