Lakers pësojnë humbjen e tretë radhazi, rezultatet komplete në NBA

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA me disa ndeshje spektakolare.

Padyshim që vëmendja kryesore ka qenë në Crypto Arena në Los Angeles, ku Lakers ishin nikoqir të Philadelphia 76ers.

Ka qenë një ndeshje fantastike me shumë rikthime në rezultat, por që në fund mysafirët nga Philadelphia fituan me një pikë diferencë 112:113.

Qendra kamerunase Joel Embiid ka qenë më meritori për këtë fitore me 35 pikë, 11 kërcime e katër asistime për skuadrën udhëtuese.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NBA (@nba)

Me lojë të mirë te 76ers u dallua edhe James Harden me 24 pikë e 13 asistime, derisa Thobias Maxey e Tobias Harria kontribuan me 16 respektivisht 15 pikë të tjera.

Te Lakers si gjithmonë më i miri në parket ishte LeBron James që e mbylli takimin me 35 pikë, tetë kërcime e 10 asistime.

Ndërkohë këtë sfidë me ‘Triple-double’ e mbylli Russell Westbrook, pasi realizoi 20 pikë, pati 14 kërcime e 11 asistime, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e Lakers.

Për 76ers kjo ishte fitorja e 27 karshi 16 disfatave dhe zë vendin e tretë në Lindje, derisa Lakers kanë bilanc 19-24 dhe janë në pozitën e 13 në Konferencën e Perëndimit.

 

Zhegrova për synimin në karrierë: Qëllimi im është te ekipet e mëdha

Ylli i Tiranës drejt transferimit te Ferencvarosi në Hungari