Lakers marrin fitore ndaj Orlandos, rezultatet e mbrëmjes në NBA

Los Angeles Lakers guard Austin Reaves (15) reacts after scoring next to Orlando Magic forward Paolo Banchero (5) during the second half of an NBA basketball game Sunday, March 19, 2023, in Los Angeles. (AP Photo/Marcio Jose Sanchez)

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.

Lakers kanë triumfuar para adhuruesve të vet ndaj Orlando Magic me gjashtë pikë diferencë 111:105.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante, por vendasit krijuan epërsi të hershme dhe deri në fund të ndeshjes arritën ta ruanin atë dhe të merrnin fitoren e 35-të këtë edicion.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NBA (@nba)

Austin Reaves ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë duke shënuar 35 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime. Kjo ishte paraqitja më e mirë e Reaves në karrierën e tij në NBA.

D’Angelo Russell kontribuoi me 18 pikë, derisa Anthony Davis shtoi 15 pikë e 11 kërcime në fitoren e Lakers.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte basketbollisti italian Paolo Banchero dhe ai gjerman Franz Wagner që e mbyllën ndeshjen me nga 21 pikë, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore në Crypto Arena.

 

Bylbyl Sokoli i kundërpërgjigjet Tahir Batatinës pasi trajneri i Llapit e thumboi pas fitores në Kupë

Rashkaj: Kosova ka pasur fat në short, rast i mirë për tu kualifikuar në Evropian