Lajmin për babain e Mavrajt e shpiku një mik i tij nga Gjermania

Gjithë populli shqiptar bashkë ndjeu me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, pas ndeshjes kundër Armenisë. Kjo pasi kreu i futbollit shqiptar, Armand Duka, duke folur për SuperSport dha lajmin mbi vdekjen e babait të lojtarit.

Megjithatë, ky lajm u demantua më vonë nga vetë lojtari, babai i të cilit është shëndosh e mirë.

Duka, duke folur në Opinion të Klan’it, ka sqaruar se ishte një shok i Mavrajt nga Gjermania ai i cili i dha lajmin e rremë për vdekjen e babait të lojtarit.

Megjithatë, i bëhet qejfi që ky lajm nuk ishte i vërtet.