Lajmi i mbrëmjes: Ismet Munishi i zbulon tre yjet e futbollit kosovar që i synon te Vëllaznimi

Vëllaznimi i Gjakovës po mendon fuqishëm për edicionin e ardhshëm, përcjellë Gazetaolle.com.

‘Timonieri’ i ri i kësaj skuadre, Ismet Munishi, konfirmon se skuadra e tij është e interesuar për tre yje të futbollit kosovar.

Munishi

Fjala është për mbrojtësit e Feronikelit, Fidan Gërbeshi dhe Lulzim Doshlaku si dhe portierin e mirënjohur Kushtrim Mushica i cili së fundmi ka luajtur me Flamurtarin. “Jemi të interesuar për Fidan Gërbeshin dhe Lullzim Doshlakun. E duam gjithashtu edhe Kushtrim Mushicën i cili edhe më parë ka luajtur te Vëllaznimi dhe e njeh mirë ambientin”, ka thënë Ismet Munishi për emisionin Arena në Tribuna Channel’, përcjellë Gazetaolle.com.

Vëllaznimi gjatë ditës së sotme ua ka vazhduar kontratat shumicës së futbollistëve të cilët në edicionin e kaluar e bartën barrën kryesore në ekip. /Gazetaolle.com

Gerbeshi Doshlaku mushica