Robin Krasniqi, kampioni shqiptar i boksit, ka humbur sot babain e tij, një humbje e rëndë që ai e ka shprehur me fjalë prekëse në rrjetet sociale.
“Më coptove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë,” ka shkruar ai, duke ndarë dhimbjen e thellë në rrjetet sociale.
Lajmi është një tronditje për Krasniqin, një luftëtar i fuqishëm në ring, i cili tani përballet me një humbje të pazëvendësueshme jashtë tij.
Ngushëllime të sinqerta për Krasniqin dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë, nga stafi i Gazetës OLLE.