Lajmi i fundit: UEFA dënon Kosovën pas incidenteve me Rumaninë

UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) me shumën prej 61 mijë euro për incidentet e shumta gjatë ndeshjes kundër Rumanisë.

Ndeshja, e cila përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të Rumanisë në Prishtinë, u karakterizua nga disa flakadanë të hedhur në fushë, shkruan Gazeta OLLE.

Më pas, disa fëmijë që hynë në fushën e lojës kanë kontribuar që UEFA të marrë këtë vendim ndëshkues.

Ky dënim vetëm sa e dëmton FFK-në dhe nuk i shërben askujt, duke qenë një pasojë e sjelljeve të papranueshme gjatë një ndeshjeje të rëndësishme.

Albion Rrahmani e nis ndeshjen nga minuta e parë në Ligën e Kampionëve

Bruno Fernandesit i largohet kartoni i kuq, do jetë i gatshëm për United