Sipas informacioneve të fundit, ndeshja mes Bolognës dhe Milanit, e cila ishte planifikuar të zhvillohej këtë fundiavë është shtyrë për shkak të motit ekstrem dhe rrezikut të përmbytjeve në qytet.
Kryebashkiaku i Bolonjës ka firmosur një dispozitë zyrtare për anulimin e ngjarjeve sportive në qytet, duke përfshirë edhe këtë ndeshje të rëndësishme të Serie A, shkruan Gazeta OLLE.
Për Milanin, situata bëhet edhe më e vështirë, pasi dy nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Theo Hernandez dhe Tijjani Reijnders, do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme kundër Napolit për shkak të skualifikimit.
Mungesa e Hernandezit, i cili është një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të Milanit, dhe Reijndersit, që ka qenë një shtyllë e mesfushës, është një goditje për Milanin në një ndeshje kaq vendimtare kundër liderëve ttë Napolit.