FC Prishtina dhe mesfushori Fitim Susuri, zyrtarisht kanë ndarë rrugët, njofton faqja kryeqytetase.
Me marrëveshje është ndërprerë bashkëpunimi ndërmjet FC Prishtina dhe mesfushorit, Fitim Susuri, i cili ishte i huazuar në Ligën e parë te FC Suhareka, ndërsa me klubin kryeqytetas ka qenë pjesë e stinorit pranveror të sezonit 2022/23 dhe ka regjistruar 11 paraqitje, shkruan Gazeta OLLE.
E ardhmja e Susurit pritet të vendoset shumë shpejtë, me disa skuadra nga Liga e Parë që po e monitorojnë situatën.
Prishtina është duke larguar mjaftë futbollistë, ndërsa pritet të zëvendësohen me disa të tjerë mjaftë cilësor.