Lajmi i fundit: Pogbas i zvogëlohet dënimi, mësohet data kur mund të kthehet në fushë

Paul Pogba thuhet se do të lejohet të stërvitet me Juventusin nga janari, pasi ndalimi i tij katërvjeçar nga droga u reduktua në 18 muaj, raporton Daily Mail.

Mesfushori francez kishte bërë disa teste anti-doping, ndërsa më vonë u bë e ditur se kishte rezultuar pozitiv në përdorim të substancave të ndaluara në futboll.

Kështu, Pogba u dënua me katër vite përjashtim nga futbolli, duke e lënë futbollistin në një situatë të mjerueshme.

Por, francezi nuk u dorëzua dhe vendimin e apeloi në CAS, gjersa sot (4 tetor) ka marrë përgjigje.

Vendimi për përjashtim katërvjeçar tani është reduktuar në vetëm 18 muaj.

Pogba do të ketë të drejtë të stërvitet me Juventusin nga janari, për t’u rikthyer në formën e lartë.

Vjen reagimi i ashpër nga UEFA pasi u sulmua kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini

Prishtina vazhdon me përforcime, zyrtarizon mesfushorin Ngatta