Lajmi i fundit për ndeshjen Norvegji U21- Kosova U21

Ekspedita e përfaqësueses së Kosovës U21 është nisur sot në mëngjes për në Norvegji.

Kosova dhe Norvegjia do të ndeshen të hënën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2019.

prekazi 1

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përmes një njoftimi, ka konfirmuar se përfaqësuesja e Kosovës sot në mëngjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” është nisur në drejtim të Norvegjisë, ku të hënën do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Evropianin 2019.

preakzi

Ekspeditën e udhëheqin anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Xhelal Broja dhe Luan Vokshi, derisa përzgjedhësi Rafet Prekazi në dispozicion për këtë ndeshje do të ketë 20 futbollistë.