Lajmi i fundit: Pavarësisht njoftimit, Shqiprim Kelmendi nuk ka arritur marrëveshje për t’u rikthyer tek Ulpiana

Pas rënies nga elita e futbollit kosovar, klubi i Ulpianës po përballet edhe me një “tollovi” të madhe në organizimin e brendshëm.

Pas dorëheqjes së Abedin Salihut – Dino nga posti i kryetarit, legjenda e futbollit lipjanas, Jeton Gashi bëri me dije se në një kuvend zgjedhor të mbajtur, e ka fituar besimin për ta drejtuar Ulpianën.

Megjithatë, nga kryesia në detyrë e klubit, kanë reaguar ashpër me anë të një komunikate, duke e cilësuar jolegjitim këtë kuvend.

Madje, ata e kanë njoftuar kryetarin e komunës, Imri Ahmeti, ministrin e MKRS-së, Hajrulla Qeku, kryetarin e FFK-së, Agim Ademin si dhe LRF-në e Prishtinës.

Madje, në këtë komunikatë, flitet për fillimin e organizimit të klubit, mes të tjerash edhe për rikthimit të ish-kapitenit, Shqiprim Kelmendi.

“KF ULPIANA 1926, ditë më herët ka prezantuar edhe përforcimin e parë për edicionin 2022/23 duke rikthyer mesfushorin Shqiprim Kelmendi, ku edhe është prezantuar në ambientet e klubit së bashku me UD-Kryetarin Enver DURIQI“, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.

Megjithatë, e vërteta qëndron ndryshe.

Siç mëson FrontOnline, Kelmendi ka pasur një takim me kryesinë në detyrë, por që as nuk është arritur marrëveshja e transferimit.

Burimet e portalit bëjnë me dije se palët nuk janë dakorduar për rikthimin e Kelmendit në klub.

Ndryshe, Kelmendi ishte larguar nga Ulpiana në afatin kalimtar dimëror pas shumë vjetësh kontribut në klubin lipjanas.

Bad News Eagles do të ndeshet me ekipin forZe në çerekfinale të turneut REPUBLEAGUE

Manchester United gati të bëj çmenduri në merkato, Ten Hag dëshiron transferimin e dy mesfushorëve