Lajmi i fundit: Në Klinë dhe Hajvali, fillon stinori 2023/24 në Superligën e Kosovës

Sot (e shtunë), 12 gusht, do të startojë edicioni i ri 2023/24 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës do të hap siparin këtë fundjavë apo më saktë sot (e shtunë) pasdite, me dy ndeshje në program për t’u zhvilluar, shkruan Gazeta OLLE.

Në Klinë Dukagjini dhe Malisheva kanë filluar takimin e javës së parë në elitën e futbollit kosovar, një ndeshje e cila pritet të dhuroj luftë në fushë, me dy skuadrat që janë tejet ambicioze në këtë fillim.

Gjithashtu në Hajvali, Prishtina si nikoqire e Feronikelit 74, kanë nisur edicionin e ri, me Niklin e cila është rikthyer pas një viti në Ligën e Parë, gjithashtu Prishtina tashmë mbetet e vetmja e cila ka garuar gjithmonë në Superligë.

/Gazeta OLLE/

Dukagjini – Malisheva: Publikohen formacionet zyrtare

Kosova me paraqitje solide, por megjithatë mposhtet nga Italia