Lajmi i fundit: Llapi kërkon fitore 0:3 ndaj skuadrës së Malishevës

Malisheva ka arritur të mposht Llapin me rezultat 2-1 në xhiron e 25-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës, beson se tre pikët do i rikthehen skuadrës së tij, pas një gabimi nga vendasit.

Llapjanët pretendojnë se Malisheva ka futur në ndeshje futbollistin Rilind Haziraj me katër kartonë, 3 të marrë me ekipin U21 dhe një me skuadrën e parë.

Sipas tyre Haziraj nuk ka pasur të drejtë lojë në këtë takim kësisoj ata kanë përgatitur edhe ankesën në drejtim të FFK-së. /Lorik Gashi – Kamp10net/

Hidhet shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve në Europa League

Publikohet lista nga trajneri Foda, këta janë lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e muajit mars