Emrat e Vini JR dhe Jude Bellingham janë larguar nga ulëset e ceremonisë së Topit të Artë.
Kjo lëvizje nga UEFA ka shtuar më shumë spekulime rreth fituesit të mundshëm të Topit të Artë, shkruan Gazeta OLLE.
Heqja e emrave të Vinicius Junior dhe Jude Bellingham nga ulëset e tyre të planifikuara në ceremoninë e ndarjes së çmimeve zyrtarizon se Real Madrid nuk do jetë prezent në Francë.
Ky ndryshim i papritur ka rritur tensionet mes tifozëve të Real Madrid dhe botës së futbollit në përgjithësi, pasi shumë kishin shpresuar që një nga këta lojtarë të ishte në garë për çmimin prestigjioz.