Lajmi i fundit: Investitorë të huaj, afër të marrin klubin shqiptar

Paqartësitë te KF Renova duken pranë fundit! Burime të Sportmania-s bëjnë me dije se në fazë përfundimtare janë bisedimet me investitorë të huaj të cilët kanë shfaqur interes për të hyrë si sponsor te Renova. 

Largimi i pjesës më të madhe të futbollistëve dhe informacionet e pakonfirmuara asnjëherë zyrtarisht nga klubi për tërheqje nga garimi në elitën e futbollit vendor, krijuan paqartësi të madhe rreth të ardhmes së klubit nga Xhepçishti. Edhe pse akoma nuk ka asnjë qëndrim zyrtar, ndodhitë brenda skuadrës në fakt po vërtetonin lajmin e keq për tifozët e Renovës, por megjithatë në moment të fundit duket se situata mund të ndryshojë. Në fakt në adresë të klubit ka arritur ofertë për sponsorizim me dy opsione, bashkë investim dhe menaxhim apo hyrje komplet të një sponsori të ri që fillimisht do paraqitej me emrin Renova, me të drejtë edhe për ndryshim pas një periudhe të caktuar.

Kjo javë do të jetë vendimtare rreth të ardhmes së Renovës. Deri në mesjavë pritet palët të kenë të qarta pozicionet e tyre, para se të ulen në bisedime përfundimtare.

Vetë investitorët eventual e kanë me nxitim mbylljen sa më të shpejtë të tratativave, pasi me ambicie për të krijuar ekip që do të synonte kupat e Evropës, koha punon kundër tyre!

E krahasojnë me Messin, mesfushorja kuqezi që e vogël stërvitej me ekipe djemsh

Daja sot i drejtohet mediave, ja arsyea