Lajmi i fundit: Ilir Mustafa humbet sezonin

Ilir Mustafa ka qenë një nga përforcimet më të rëndësishme të Dritës në fillimin e sezonit, duke ardhur nga Malisheva dhe duke u përshtatur menjëherë në skemat taktike të Zekirija Ramadanit.

se ishte një transferim relativisht i ri, ai shpejt u bë pjesë thelbësore e mesfushës, duke kontribuar në mbrojtje dhe në ndërtimin e lojës së skuadrës, shkruan Gazeta OLLE.

Dëmtimi i tij i rëndë, këputja e ACL-së dhe dëmtimi i meniskut, është një goditje e madhe për klubin, veçanërisht në një sezon me shumë ndeshje dhe objektiva të mëdha.

ACL-ja, ose ligament i kryqëzuar i përparmë, është një nga dëmtimet më të rënda për një futbollist, pasi kërkon operacion dhe një periudhë rehabilitimi që mund të zgjasë deri në 9 muaj ose më shumë.

Dëmtimi i meniskut e komplikon më tej gjendjen e tij.

Për Dritën, humbja e Mustafës është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh se ai kishte filluar të tregohej si një lider në mesfushë, një pozicion kyç për suksesin e skuadrës.

 

Stadiumi me bari sintetik, mallkim për lojtarët e dy ekipeve gjilanase

Spektakël por pa gola, Atalanta dhe Arsenali ndajnë pikët në Bergamo