Egzon Sinani, i cili këtë vit u transferua nga Prishtina te Ballkani, ka ndryshuar përsëri ambient.
Është skuadra e Dukagjinit ajo që ka arritur të sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit, shkruan Gazeta Olle.
Sinani është një nga mbrojtësit më të mirë në vend dhe do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën nga Klina.
Dukagjini, pas një starti aspak të mirë, është këndellur duke fituar dy ndeshje radhazi dhe duke arkëtuar gjashtë pikë.