Klubi më i trofeshëm në futbollin vendor dhe kampioni aktual në Superligën e Kosovës, është duke kaluar në krizë financiare raporton Gazeta OLLE.
Sipas lajmeve të ndryshme, futbollistët e Prishtinës sot dhe zyrtarisht kanë refuzuar të stërviten me klubin, duke mos pranuar të stërviten pasi klubi bardhekaltër nuk i ka kryer obligimet financiare në dy muajt e fundit.
Prishtina është vetëm pesë pikë larg pozitës që dërgon skuadrat në Ligën e Parë të Kosovës, dhe të shtunën udhëton në Klinë, ku me një humbje eventuale do të rrezikonte seriozisht largimin nga elita e futbollit kosovar.
/Gazeta OLLE/