Lajmi i fundit: Arbnor Morina suspendohet për dy ndeshjet e ardhshme

Ferizaj dhe Drita u takuan të dielën në javën e katërt të ALBI Mall Superliga e Kosovës, në një ndeshje mjaftë të tensionuar në fund të takimit.

Drita ishte duke avancuar me rezultat 0-1 deri në fund të takimit, por në 10-të minutat e fundit, Ferizaj arriti të barazonte rezultatin në 1-1, madje në kohën shtesë, Ramush Ramadani i dha epërsinë e parë vendasve për rezultatin 2-1.

Por goli i Ramadanit u anulua pas ndërhyrjes së VAR, dhe pas anulimit të golit, trajneri i Ferizaj, Arbnor Morina shpërtheu në drejtim të gjyqtarit kryesor, i cili e ndëshkoj me karton të verdh fillimisht, e më pas me karton të kuq direkt, shkruan Gazeta OLLE.

Për këtë situatë në fundin e ndeshjes, Komisioni Disiplinor ka publikuar vendimin e marr ndaj rastit të Arbnor Morinës:

“Kryetrajneri i KF ”Ferizaj” Arbnor Morina nr ID.001903M64. Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç ‘rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.

/Gazeta OLLE/

Struga në shtëpi pret skuadrën e Sileksit, mundësi e mirë për të krijuar diferencën në start të kampionatit

Edi Rama flet për hapjen e basteve në Shqipëri