Ballkani do zhvilloj ndeshjen e parë ndaj Larne FC të enjten me datën 8 gusht 2024.
Suharekasit rikthehen në Fadil Vokrri, për përballjen e parë, me kampionët që do shikojnë mundësinë e përsëritjes së suksesit të kaluar, të kualifikohen në grupe, shkruan Gazeta OLLE.
E ardhmja e Ilir Dajës vazhdon të jetë një enigmë, por fundi i garave evropiane do e tregoj të gjithë atë që po zihet në tre herë kampionët e vendit tonë.
Ballkani akoma nuk e ka fituar një ndeshje në tokën dardane këtë edicion në garat evropiane, duke u mposhtur nga Santa Coloma dhe duke luajtur baras me Hamrun Spartan.