Lajmet e fundit nga Anglia: Brojën tani e kërkon edhe ish-trajneri i tij që i bëri ëndrrën realitet

7Sipas mediave pranë klubit të Evertonit, sulmuesi në pronësi të Chelsea, Armando Broja, mund të jetë goditja e duhur e verës.

Lojtari kërkohet nga Frenk Lampard, pasi anglezi ka qenë edhe trajneri kur Broja ka debutuar me fanellën e bluve.

E ardhmja e tij në Londër nuk është e sigurt. Sipas asaj që raportoi “Sky Sport” ka një mori klubesh që kërkojnë shërbimet e tij për 25 milionë paund. Por nga ana tjetër trajneri i Sauthemptonit,  është shprehur se Brojës i pëlqen këtu dhe do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë.

Dean Jones ka thënë për “Givemesport” se Lampard do të fillojë bisedimet me drejtuesit e Chelsea duke qenë se ka marrëdhënie të mira për të sjellë tek Evertoni Armando Brojën.

“Broja? Nuk ka asnjë mundësi që Lamprad të mos hyjë në bisedime me ish-klubin e tij. Ai e njeh shumë mirë atë, i ka dhuruar debutimin me atë fanellë”, thotë Jones që beson se Lampard shumë shpejt do të flasë për sulmuesin shqiptar.

 

Ofertë nga Japonia dhe Arabia, Sokol Cikalleshi vendos për të ardhmen dhe firmos për dy vite

Rifati: Ecuria e vitit 2022 na gëzon, por nuk jemi favorit për të fituar Kupën e Kosovës