Lajmet aspakt të mira për Mario Balotellin!

Mario Balotelli u kthye në stërvitje sot, por Brescia raportohet se mendon të ndërpresë kontratën e tij në Lombardi.

Dje, trajneri Diego Lopez dhe pjesa tjetër e skuadrës u stërvitën në fushat e rregullta, por Balotelli mungoi.

Thashethemet për një ndarje totale midis sulmuesit italian dhe klubit të Presidentit Massimo Cellino u shfaqën në mediet italiane.

Ai kishte qenë duke stërvitur veçmas për një kohë dhe agjensia e lajmeve ANSA raporton se fillimi arsyetimi ishte “dhimbje stomaku” për mungesën e tij të papritur.

Balotelli është rikthyer sot në stërvitje, por agjencia këmbëngul se marrëdhënia e tij me Brescia është përkeqësuar dhe pretendon se janë dëgjuar diskutime për një anulim të kontratës aktuale me ish-lojtarin e Interit dhe Milanit.

Së shpejti 30-vjeçari duket se do të largohet nga klubi i tij i lindjes pas vetëm një sezoni, por kontrata e tij aktuale në Mario Rigamonti nuk skadon deri në qershor 2022.