Lajme të reja pë Shaqirin dhe Interin

Xherdan Shaqiri ka nisur përgatitjet me Interin në Komleksin Sportiv të Angelo Moratit, mirëpo sipas mediave italiane, Roberto Mancini ia ka bërë me dije atij të largohet pasi nuk do të ketë hapësirë të mjaftueshme në edicionin e ardhshëm.

Qëllimi i Mancinit është ta shesë sa më parë Shaqirin, në mënyrë që të zhbllokojë ardhjet e reja, pasi ylli kosovar duket të jetë pengesë këtu.

Sipas ‘calciomercato.com’, Interi tani po shikon mundësinë e shkëmbimit të Shaqirit me Mario Suarezin e Atletico Madridit, i cili pëlqehet nga Mancini.

Menaxheri i Suarezit ka deklaruar se klienti i tij ka oferta edhe nga Anglia.