Lajme të mira për Trepçën

Vijnë lajme të mira për skuadrën mitrovicase Trepça.

Sulmuesit Adis Salihi, dhe portierit Enis Veliaj, i kanë ardhur dokumentet nga Mali i Zi përkatësisht Suedia në Federatën e Futbollit të Kosovës, dhe që nga ky moment mund të aktivizohen për ekipin e trajnerit Ajet Shosholli.

Lajmi konfirmohet për Gazetën ‘Olle’ nga nënkryetari i klubit, Avni Haxhiu. “Më në fund iu kanë ardhur dokumentet dhe tashmë ata kanë të drejtë që të aktivizohen për ekipin tonë”, ka zbuluar Avni Haxhiu. Ndryshe, katër futbollistët nga Koreja janë në pritje të dokumenteve nga shteti i tyre.