Lajme të mira për Shqipërinë, futbollisti kuqezi mposhti COVID-in, rikthehet në stërvitje

Një lajm i mirë ka ardhur nga Spanja, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, i cili ishte i infektuar me COVID-19 në grumbullimin me Kombëtaren, tani pasi ka kryer testet e nevojshme, ka rezultuar negativ.

 

Shqiptari nuk ka pritur dhe është bashkuar me skuadrën e Vallecanos, ku ka kryer seancën e parë pas pauzës nga virusi.

Balliu u largua nga grumbullimi me Shqipërinë pak para sfidës me Poloninë që u luajt në ‘Air Albania’ ndërsa ditë më vonë u mësua se ishte infektuar me virus.

Aktualisht, mbrojtësi i krahut të djathtë ka fituar vendin e titullarit te skuadra spanjolle duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, mbrojtësi duket shumë i lumtur për rikthimin.

Hajdutët hynë në shtëpinë e Dybalas, ja çfarë kanë vjedhur

“Lufta” e vështirë për titull, transferimet që nuk po “dhezin”, lëndimet e shumta dhe e ardhmja në krye të Prishtinës, rrëfehet Zekirija Ramadani