Lajme të mira për gjyqtarët e basketbollit

Gjyqtarët kosovarë të basketbollit shumë shpejt pritet që ta bëjnë ndarjen e drejtësisë edhe në arenën ndërkombëtare.

Edicioni i tretë sa marrin pjesë skuadrat kosovar në Ligën Ballkanike, pritet të jetë fatlum për referët kosovarë të cilët, me gjasë do ta bëjnë ndarjen e drejtësisë në këtë kompeticion. “Ne e dimë që drejtori sportiv i BIBLi-it, Shay Shtiks gjatë vizitës në FIBA Evropë, ka pasur një takim me Carl Jungebrand, që është kryesori për referët në FIBA. Jo zyrtarisht kemi mësuar se Shtiks e ka diskutuar çështjen e përfshirjes së gjyqtarëve kosovarë me Jungebrand”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha, përcjellë ‘Koha Ditore’.