Lajme të mira për Feronikelin

Lajme të mira për skuadrën e Feronikelit. Kompania ‘Al-Trade’ ka rinisur punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Deri me tani janë mbaruar punët në drenazhim, është vendosur sistemi i ujitjes dhe ka përfunduar baza e fundit paravendosjes së barit, e cila pritet të ndodh brenda pak ditësh.

Feronikeli ndeshjet si vendas po i zhvillon në Skenderaj.

Kjo skuadër i prinë renditjes në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, me 37 pikë të grumbulluara.