Lajme të mira nga xhudo

Driton Kuka, përzgjedhës i Kosovës në xhudo, paralajmëron për themelimin e klubeve të reja. “Federata e xhudos po përparon edhe në drejtim të masivizimit të sportit tonë nëpër komuna të Kosovës. Lus të gjithë ish -xhudistët dhe i inkurajoj që të punojnë në këtë drejtim. Në Prishtine një klub i ri starton në shtator, në Pejë edhe dy klube të reja, në Gjakovë po ashtu do të fillon seksioni në shtator, vjet është hapur dhe po punon me sukses klubi i xhudos ‘Llapi’ i Podujevës, në Vushtrri po ashtu është hapur klubi i xhudos ‘Studenti’ dhe riaktivizuar ‘ Vicianum’.

I lus të gjithë ish- xhudistët nëpër komuna për hapjen e klubeve të reja, federata do të ndihmoj me logjistikë të gjithë me tatami dhe kimono për të filluar aktivitetin. Në shtator do të kemi 15 klube e për dy vite 2015-2017 do të punojmë që të ngrisim 30 klube të xhudos. Xhudo sporti numër një i shtetit të Kosovës me rezultate iniciativën e radhës e ka në masivizimin dhe shpërndarjen e sportit tonë të bukur në çdo cep të Kosovës!”, shkruan Kuka.