Lajm shumë i mirë për Mavrajn

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, nuk po kalon një formë të mirë te skuadra e Kolnit në Bundesliga 1 të Gjermanisë.

Ai ka qëndruar për disa ndeshje në pankinë, teksa në përballjen e fundit të fituar 4-2 ndaj Eintraht Frankfurtit, qendërmbrojtësi luajti vetëm 3 minuta.

Gjithsesi, Mavraj pritet të luajë titullar në përballjen e radhës. Në fundjavë, Kolni përballet me Borusian e Dortmundin, teksa Mavraj do luajë nga minuta e parë edhe për shkak se Kevin Vimer u ndëshkua me karton të kuq, në përballjen e fundit dhe është i pezulluar.