Lajm shumë i mirë për Kapllanin

Nuk është e lehtë të fitosh një vend në formacionin më të mirë, në një nga liget e një vendi me futboll të zhvilluar si Gjermania, edhe pse bëhet fjalë për ligën e dytë.  Futbollisti i kombëtares sonë, Edmond Kapllani përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga 2. 

Kjo për faktin se Edmond Kapllani realizoi dy gola të shtunën për FSV Frankfurtin, në barazimin 3-3, që skuadra e tij shënoi në fushë të Bochumit.  Sulmuesi shqiptar përfshihet për herë të parë këtë vit në 11-shen e javës, ndërkohë që ai i ka bërë një vend vetes në përballjen e ardhshme të kombëtares ndaj Armenisë, që do të luhet më 25 mars, pasi trajneri De Biasi ka qenë në dilemë kohët e fundit mbi sulmuesit që do të përzgjidhen nga ana e tij.