Lajm katastrofal për Real Madridin

Pas Cristiano Ronaldos, Real Madrid ka humbur edhe sulmuesin tjetër, Karim Benzema.

Reprezentuesi francez është zëvendësuar nga Jese në fillim të pjesës së dytë të duelit kundër Manchester Cityt në Etihad, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Benzema ishte në dyshim për të luajtur në Manchester.