Lajm i rëndësishëm për Lirinë

Në ndërtesën e Kuvendit të Komunës në Prizren, të premten KF Liria , mbajti Kuvendin e punës. Në praninë e 25 delegatëve u shqyrtua vendimi mbi plotësim ndryshimin e statutit të Lirisë, që u miratua njëzëri si dhe raporti i punës (bashkë me atë financiar), të cilin e prezantoi kryetari, Mirsad Çollaku, njofton faqja zyrtare e klubit.

Në pikën e rendit të ndryshme u bë kooptimi i tre anëtarëve të Kuvendit: Nehari Toska e Sami Buqaj anëtar aktual të Bordit si dhe i kryetarit të këshillit të prindërve, Dashnor Hajdari.

Që të gjitha këto kooptime u bënë unanimisht.