Lajm i mirë për Valon Behramin (FOTO)

Valon Behrami tek tani është gati. Ai do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në fundjavë. Mesfushori kosovar i Hamburgut do të rikthehet pa operimit të bërë në gju.

“Javën e ardhshme kundër Frankfurtit, unë do të jem definitivisht gati”, premtoi ai, shkruan Bild.

Lajmit për kthimin e tij i janë gëzuar edhe drejtuesit e Hamburgut. “Prania e Valon Behramit na ka munguar, kjo është e qartë”, tha Zinnbauer, transmeton gazetaolle.com.

Behrami është rikthyer në përgatitje prej disa ditësh. “Unë jam mirë tani, por ndaj Gladbachut nuk desha të rrezikojë. Tani kam një ndjenjë të dhe siguri më të madhe”, shpjegoi mesfushori defensiv.

Ai më tej shtoi: “Unë jam një djal që gjithmonë kam presion, dhe gjithmonë dua të luaj. Dua të ndihmojë ekipin”. (Gazeta Olle)