Erik Ten Hag nuk do largohet nga posti i trajnerit të Manchester United.
Djajtë e Kuq janë duke zhgënjyer javë pas jave por bordi i United, akoma beson se holandezi është njeriu i duhur, shkruan Gazeta OLLE.
Siç raportojnë mediat në ishull, nuk pritet të ketë ndonjë shkarkim të Erik Ten Hag, madje ajo as nuk është diskutuar kohët e fundit.
United pretendoi se janë dëmtuar shumë në London Stadium në humbjen 2-1 nga West Ham United, ku vendosi një penallti diskutabile fatin e këtij takimi.