Lajm i mirë për tifozët e Chelseat

Pas problemeve me tifozë, ku u desh të suspendojnë tre prej tyre, tani një lajm i mirë për Chelsean.

Trajneri i tyre, Jose Mourinho, do t’i mbetet besnik skuadrës së tij. Sipas ‘Daily Express’, portugezi do të nënshkruajë një kontratë të re, që do ta mbajë në ‘Stamford Bridge’ edhe për katër vjet të tjera.

Mourinho ndihet i lumtur në Chelsea, dhe vullneti është i dy anshëm për të vazhduar bashkëpunimin. (Gazeta Olle).