Lajm i mirë për Romën dhe Shqipërinë, Kumbulla fillon stërvitjet me grupin

Shtatë muaj më parë Marash Kumbulla pësoi një lëndim të rëndë dhe që nga ajo kohë ai ka qenë jashtë fushave të blerta.

Qendërmbrojtësi shqiptar po e kalon gradualisht lëndimin dhe ka përparime.

Ditën e sotme ai i është bashkuar grupit të futbollistëve të Romës në stërvitje për herë të parë që prej lëndimit të pësuar.

Kumbulla ka stërvitur si pjesa tjetër e skuadrës, megjithatë ai vështirë se do të grumbullohet nga Jose Mourinho për ndeshjen ndaj Fiorentinës që Roma e zhvillon në fundjavë.

Mediat italiane megjithatë kanë raportuar se qendërmbrojtësi shqiptar do të kthehet të luaj në fushë brenda këtij viti, ku Roma do t’i zhvilloj edhe pesë ndeshje.

23-vjeçari mund të ketë minuta të enjten e ardhshme kur Roma luan me Sheriff Tiraspolin në një ndeshje pa shumë presion pasi Giallorosët kanë siguruar kalimin nga grupi i Ligës së Evropës.

Gjithsesi ky është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, me trajnerin Sylvinho që do ta ketë Kumbullën të gatshëm për Kampionatin Evropian, Euro 2024. /Gazeta Olle/

Drita fiton me rezultat 9-0, Ballkani eliminon Drenicën

Kur shteti themelon një klub futbolli: Bleu të gjithë lojtarët më të mirë, fitoi titullin me të gjitha fitore