Lajm i mirë për Real Madridin

Real Madridi më në fund ka marrë një lajm pozitiv, dhe atë pikërisht para ndeshjes me Atletico Madridin.

Karim Benzema kishte munguar nga lëndimi ku kishte humbur disa ndeshje.

Reali kishte nëntë lojtarë të lënduar dhe sigurisht rikthimi i francezit para derbit madrilien do të jetë një shtysë e madhe për “Los Blancos”.

Benzema ka qenë në formë optimale për Realin, ai ka shënuar 17 gola këtë sezon dhe në dy sezonet e fundit, që nga shkuarja e Ronaldos në Juventus, ai ka shënuar 57 gola.

Sipas “Marca”, Ramos, Hazard, Carvajal dhe Mariano mbesin të lënduar dhe janë jashtë ndeshjes ndaj liderëve të La Ligas.